LAJME

Ministrja Balluku inspekton Parkun Fotovoltaik ne Fier

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka vizituar parkun fotovoltaik në Topojë të Fierit, ku është informuar nga afër me investimin e realizuar.

Në këtë park janë të janë instaluar 5 licenca të cilat prodhojnë në tërësi 10 megavat. Investitorët kanë bashkuar 5 licencat, duke përdorur të njëjtin sistem monitorimi dhe të njëjtin rrjet shpërndarjeje, e duke ulur kështu në mënyrë të ndjeshme kostot e prodhimit të energjisë.

“Teknologjia që është përdorur këtu është e diversifikuar, një pjesë e teknologjisë është europiane, një pjesë është kryesisht module dhe invertrat janë nga kompanitë numër një në botë”, ka thënë Sadik Llapashtica, koordinatori i projektit, duke shtuar se ky është pari i park fotovoltaik në Shqipëri dhe në Ballkan në këtë nivel dhe në këtë standard.

Duke vlerësuar investimin e bërë, ministrja Balluku e cilësoi parkun fotovoltaik të Topojës në Fier, si një standard dhe një shembull për t’u ndjekur nga të gjithë të interesuarit që duan të investojnë në këtë fushë.